I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është shqiptari që u arrestua pas 8 vitesh në Rumani

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është shqiptari që u arrestua pas 8 vitesh në Rumani

Policia rumune ka arrestuar Aurel Hoxhallarin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Devi Kasmit në janar 2018. Ai e organizoi vrasjen me grupin dhe killerin grek Efthimios Efthimiu, ish-polic special në vendin fqinj. GJKKO e dënoi me burg përjetë për këtë vepër. Njoftimi i policisë: Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”,...