Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas
Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Londra të Xhuljano Hoxha, 31 vjeç, lindur në Berat. Çështja lidhet me një operacion të zhvilluar më 10 nëntor 2022, në fshatin Drenovicë të qarkut Berat, ku nga hetimet e SPAK rezulton se Xhuljano Hoxha, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Hoxha u shpall në kërkim gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, ku Policia sekuestroi në fshatin Drenovicë rreth 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pas arrestimit në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Manchester dhe Interpol Tirana, u bë i mundur ekstradimi i 31-vjeçarit drejt Shqipërisë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në prill të vitit 2024, ka caktuar...
Burimi:
javanews.al