Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës, ndërhyrja në kohë shmangu përhapjen e flakëve, shoqërohet zjarrvënësi

Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës, ndërhyrja në kohë shmangu përhapjen e flakëve, shoqërohet zjarrvënësi

Një vatër zjarri e dyshuar si e vendosur qëllimisht në Vukatanë të Shkodrës u vu nën kontroll në kohë sot, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave. Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zjarri u izolua dhe u shua falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve zjarrfikës, ndërsa personi i dyshuar për ndezjen e tij është shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Beci bëri të ditur gjithashtu se vetëm në 24 orët e fundit zjarrfikësit kanë ndërhyrë në pesë vatra zjarri dhe u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për shkak të temperaturave të larta.