Mashtrimet në emër të bankave, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike apel qytetarëve: Verifikoni gjithmonë para se…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, pasi janë shtuar tentativat e mashtrimit që përdorin emrin dhe identitetin e bankave për të vjedhur të dhënat personale dhe financiare. Sipas AKSK-së, ditët e fundit janë evidentuar më shumë raste të fushatave të njohura si “phishing” dhe “smishing”, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe SMS ose email që duken sikur vijnë nga banka që ata përdorin. Në këto mesazhe përdoren logoja, emri dhe identiteti vizual i institucioneve bankare për t’i bërë ato sa më bindëse. Zakonisht pretendohet se ka pasur aktivitet të pazakontë në llogarinë bankare, se shërbimi është bllokuar ose se klienti duhet të konfirmojë urgjentisht të dhënat e tij. Qëllimi i këtyre mesazheve është t’i bindin qytetarët të...
Burimi:
sot.com.al