Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijojnë të shënojnë rritje edhe gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë këtij muaji u arkëtuan 17.9 miliardë lekë, ose 2.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Ecuria pozitive vjen edhe si pasojë e forcimit të masave kundër informalitetit dhe rritjes së efektivitetit të kontrolleve. Vetëm mbledhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore u rrit me 13.13% në bazë vjetore. Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e nivelit të të ardhurave është edhe ndryshimi i parametrave të pagave. Nga janari 2026, paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve është rritur në 50 mijë lekë, duke rritur bazën minimale mbi të cilën llogariten...