Pse shteti nuk zbaton “Marrëveshjet e Negociimit” kur e di se do t’i humbasë gjyqet?!

Pse shteti nuk zbaton “Marrëveshjet e Negociimit” kur e di se do t’i humbasë gjyqet?!

Ka një absurd të madh në mënyrën se si shteti shqiptar përballet me gjyqet që rrezikon t’i humbasë: e di se mund të humbasë, e di se fatura mund të rritet me kalimin e viteve, por prapë vazhdon deri në fund. Dhe në fund paguan qytetari. Paguan shumën e vendosur nga gjykata. Paguan kostot e procesit. Paguan interesat dhe kamatëvonesat. Paguan vitet e humbura. Paguan edhe paaftësinë e administratës për të marrë një vendim në kohën e duhur. Pyetja është fare e thjeshtë: Pse shteti nuk negocion kur e kupton se një proces gjyqësor është pothuajse i humbur? Pse duhet të kalojnë pesë, shtatë apo dhjetë vjet apo edhe me shumë, që një detyrim të bëhet edhe më i rëndë? Pse duhet të humbasë buxheti miliona euro...