Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

Një Dhomë e re Ekonomike Kombëtare pritet të ndryshojë mënyrën e përfaqësimit të biznesit në Shqipëri. Një draft i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit i hedhur për konsultim parashikon që subjektet aktive në Regjistrin Tregtar të bëhen automatikisht anëtare. Pas dy viteve të para pa pagesë, tarifat mund të arrijnë deri në 70 mijë lekë në vit, në varësi të madhësisë dhe aktivitetit të biznesit. Për subjektet që nuk janë objekt i tatimit mbi fitimin, tarifa parashikohet 1 mijë lekë në vit. Mos shlyerja e detyrimit parashikohet si kundërvajtje administrative. “Në këmbim të këtij detyrimi financiar, Dhoma do të ketë funksione përfaqësuese dhe shërbime për sipërmarrjen, nga mbështetja në procedurat e regjistrimit dhe licencimit, deri te certifikatat e origjinës dhe dokumentet për tregtinë ndërkombëtare”, thuhet...