Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira
Tiranë, Dibër, Mirditë e qarqe të tjera vijojnë të përballen me vatra zjarri. Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. Vatrat kryesore vijojnë të jenë aktive në Dajt, Shëngjergj, Krujë, Dibër, Mat, Mirditë, Pukë dhe Shkodër, ndërsa në disa prej tyre operacionet zhvillohen në terrene të vështira dhe të paarritshme. Në Malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Në Gurë-Lurë të Dibrës, operacioni vijon në një perimetër të gjerë, me...
Burimi:
javanews.al