Tritoli në banesën e Ylli Zallës, dyshime për inskenim/ policia heton skenarin e “kërcënimit” për azil

Tritoli në banesën e Ylli Zallës, dyshime për inskenim/ policia heton skenarin e “kërcënimit” për azil

Detaje të reja po dalin në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që ngjarja të jetë inskenuar. Dyshimet e policisë janë ngritur për shkak të disa rrethanave të ngjarjes. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të vona të së shtunës, ndërsa kallëzimi në polici është bërë vetëm mëngjesin e së dielës. Denoncimin e ka bërë gruaja e Ylli Zallës, e cila jeton prej kohësh në Itali. Një tjetër element që po verifikohet nga grupi hetimor është mungesa e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi, duke bërë që momenti i vendosjes së lëndës plasëse të mos jetë dokumentuar. Burime nga policia bëjnë me dije se...