Tritoli në banesën e Ylli Zallës/ Dalin pamjet nga vendngjarja, dëmtohet edhe banesa
Pamjet nga vendi i shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku shënjestër e sulmit ishte banesa e Ylli Zallës janë publikuar. Siç shihet edhe nga pamjet, automjeti i cili ishte në pronësi të tij është shkrumbëruar, ndërsa dëmtime ka marrë edhe çatia. Si pasojë e shpërthimit të fortë janë shkaktuar edhe dëme materiale në banesën e tij, ku është dëmtuar dera kryesore, dritaret dhe struktura e verandës. Në vendngjarje nuk ka pasur kamera, gjë e cila ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve. Nga ana tjetër, burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat që po hetohet është edhe ajo se lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Ylli Zalla. Kjo me qëllim që të kërkojë azil jashtë Shqipërisë, duke pretenduar se...
Burimi:
ntv.al