Torres dhe Godts, PSG mban ‘stekën’ lart
Ferran Torres zyrtarizohet te PSG për 50 milion euro. “Peshkaqeni” lë Barçën me tre tituj të fituar të La Ligës, një Kupë të Mbreti dhe dy Superkupa Spanjolle me klubin katalanas. Klubi: “Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë mbërritjen e Ferran Torres. Sulmuesi spanjoll, fitues i Kupës së Botës, ka nënshkruar me klubin deri në vitin 2031 dhe do të mbajë numrin 9”. Ndërkaq më herët talenti belg i Ajaksit, Mika Godts i’u bashkua PSG në kampionatin francez, Ligue 1. 21 vjeçari kaloi nga Ajaks për një shumë prej 55 milionë eurosh (45 +10 bonuse) dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2031. Godts sapo ka luajtur një sezon të madh në Amsterdam, me 17 gola dhe 12 asiste në Eredivisie. Post navigation
Burimi:
sportiim.al