Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i dështuar i ndodhur një ditë më parë në një lokal në hyrje të Elbasanit, ku shënjestër ishte 50-vjeçari E. K. Për ngjarjen është arrestuar 52-vjeçari P. B., i cili, sipas burimeve hetimore, ka deklaruar se motivi i sulmit lidhet me një ngjarje të ndodhur vite me pare, Para hetuesve, 52-vjeçari mësohet të ketë pretenduar se E. K., kishte plagosur vëllain e tij vite më parë, duke i shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore. Sipas këtij versioni, atentati ishte kryer si akt hakmarrjeje për atë ngjarje, raporton gazetari i Klan News Fatos Salliu. Një tjetër version vjen nga vetë shënjestra e sulmit. E. K., ka deklaruar se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar dhe se dy familjet jetonin në të...