Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Një zjarr masiv ka përfshirë rreth 3 mijë hektarë tokë në Belgjikë, duke u konsideruar si më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend. Flakët kanë përfshirë zonën e High Fens, në lindje të Belgjikës, dhe po përparojnë në drejtim të kufirit me Gjermaninë. Zjarri ka nisur të premten dhe ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës për ta vënë nën kontroll. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës nga Belgjika, Gjermania dhe Luksemburgu, si dhe ushtria dhe fermerë me mjete të posaçme. Autoritetet janë përqendruar te pjesa e frontit që po lëviz drejt Gjermanisë, ndërsa shpresojnë se temperaturat më të ulëta dhe lagështia më e madhe do të ndihmojnë në frenimin e flakëve. Deri tani, asnjë banesë nuk është prekur, por tymi është i dendur...