AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri. Sipas AKSK-së, mashtruesit përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të bankave për të dërguar SMS ose email që duken autentike. Përmes tyre, qytetarët nxiten të klikojnë në lidhje të dyshimta ose të japin të dhëna konfidenciale. Mesazhet mund të pretendojnë se ka pasur aktivitet të pazakontë në llogari, se shërbimi është bllokuar apo se nevojitet konfirmimi urgjent i të dhënave. Qëllimi është marrja e kredencialeve bankare dhe të dhënave financiare. AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos ndajnë PIN-in, fjalëkalimet, kodet OTP apo të dhënat e kartës, të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të verifikojnë çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare...
Burimi:
javanews.al