Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi

Një fotografi e turbullt, që tregon një burrë, i cili duket se po detyrohet të gjunjëzohet në dëborë nga dy burra të tjerë me rroba civile. E publikuar javën e kaluar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB), fotografia pretendohet se tregon momentin e arrestimit në Jarosllavl, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, të një 48-vjeçari, për “fotografimin dhe filmimin në mënyrë të fshehtë” të varreve të ushtarëve të vrarë në Ukrainë. Ky ishte i fundit në një seri rastesh në të cilat njerëz janë përballur me akuza për tradhti për fotografimin e varreve të ushtarëve rusë. Në fund të qershorit, autoritetet në rajonin e Tomskut, në Siberi, njoftuan se “disa” persona ishin arrestuar për mbledhjen e informacioneve për ushtarët rusë, përfshirë të...