Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

Aurel Hoxhallari, një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar sot në Shqipëri nga Rumania, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”. Hoxhallari, 49 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij rëndon një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit, si dhe dënime të tjera për armëmbajtje pa leje, trafikim e kultivim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas Policisë së Shtetit, autoritetet rumune e arrestuan Hoxhallarin me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e kishte dënuar me masën “burgim të përjetshëm” për një sërë veprash penale. Në dosjen e vrasjes së Devi Kasmit, Hoxhallari është konsideruar nga SPAK si organizatori dhe porositësi i ekzekutimit. Kasmi u vra me armë...