Inter afron Spenc, anglezi: Arritje, duket sikur jam në ‘hënë’
La Spurs për kalimin zyrtar në Serie A. Xhed Spenc nga e shtuna është zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Anësori anglez i lindur në vitin 2000 i bashkohet zikaltërve të Kivu me një marrëveshje të përhershme nga Totenhem. Spenc ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2031. Marrëveshja vlen 30 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse, me lojtarin që fiton afërsisht 3 milionë euro në sezon. “Ky është një klub i shkëlqyer dhe një hap i madh për mua dhe familjen time. Jam krenar që jam këtu, sikur të isha në hënë. Jam gati të filloj”, tha Spenc për kanalet zyrtare të klubit. Post navigation
Burimi:
sportiim.al