“Flakë, tym…”/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

“Flakë, tym…”/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

Momente paniku dhe tmerri për të pushuesit që ndodheshin në hotelin e përfshirë nga zjarri. Një prej të dëmtuarve rrëfen momentet e para të ngjarjes dhe mënyrën se si tentoi të shpëtonte nga flakët, duke u detyruar të hidhej nga ballkoni. “Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë tym shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë, tym, nuk e di. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë ai. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00. Flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të godinës, ku ndodhej një bar-restorant, dhe janë përhapur me shpejtësi në ambientet e gjithë godinës. Më pas, zjarri është ngjitur në katin e dytë, ku ndodheshin dhomat...