Nga 20 deri në 30 vjeç, mes tyre 4 vajza/ Zbulohen identitetet e 6 të lënduarve nga zjarri në hotelin në Vlorë
Zbulohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës. Të lënduarit janë kryesisht të rinj, mes moshave 20 dhe 30 vjeç. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për: Ndorina Rexhepi 25 vjecArlinda Rexhepi 27 vjecErza Grainca 21 vjecAldo Kasimi 30 vjecAna Dyrmishi 25 vjecLuan Saliu, 21 vjeç Zjarri ra rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Flakët dyshohet se nisën në ambientet e restorantit dhe u përhapën në godinë, duke detyruar pushuesit të kërkonin rrugëdalje nga hoteli. Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u detyruan të hidheshin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore. Sipas Policisë,...
Burimi:
sot.com.al