Shtohen meshkujt infertilë, mjeku: Kanë ndryshuar stili i jetës dhe faktorët ambientalë
Infertiliteti nuk lidhet gjithmonë me paaftësinë e femrës për të riprodhuar. Edhe numri i meshkujve infertilë, për fat të keq, është në rritje të shpejtë dhe, sipas mjekëve, kjo lidhet me cilësinë e spermatozoidëve, të cilët pas moshës 40 vjeç dhe pas një stili jete të shkujdesur dëmtohen pa rikthim. “Infertiliteti mashkullor ka një tendencë në rritje të dukshme gjatë viteve të fundit dhe është aq e vërtetë kjo, saqë ka ndryshime edhe në parametrat e konsiderimit normal të spermogramës përgjatë dekadave dhe ky është trend global. Në vitin 1970, spermograma normale konsiderohej mbi 140 milionë për ml. Në vitin 1990 konsiderohej normale mbi 40 milionë për ml. Sot konsiderohet normale mbi 15 milionë për ml. E njëjta gjë është edhe për shpejtësinë dhe morfologjinë...
Burimi:
javanews.al