Iu gjet në banesë një armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec
Një 44-vjeçar në Vërdovë të Pogradecit është arrestyar për armëmbajtje pa leje. Në dy banesat e tij në lagjen nr 3 janë gjetur një automatik, i fshehur nën dyshek dhe fishekë, tashmë të sekuestruara. Njoftimi i policisë: Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet një 44-vjeçar, të cilit iu gjetën në banesë një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Si rezultat i punës parandaluese, bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”. Si rezultat, u ushtrua kontroll në dy banesat që shtetasi B. B. ka në lagjen nr. 3, Pogradec, dhe në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku u gjetën dhe u...
Burimi:
sot.com.al