Qiratë në Tiranë, Partia e Lirisë: Çiftet e reja nuk i përballojnë më, duhen politika më të mira strehimi!
artia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për rritjen e çmimeve të qirave në Tiranë, duke thënë se ato po bëhen të papërballueshme për çiftet dhe familjet e reja. Sipas kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë, Myrvete Asqeri, kjo situatë është pasojë e mungesës së politikave të qëndrueshme të strehimit për të rinjtë. Ajo tha se Partia e Lirisë propozon politika për mbështetjen e familjeve të reja, me fokus strehimin dhe mbështetjen financiare. Deklarata e plotë “Tirana po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme për shqiptarët. Qiratë kanë arritur nivele absurde: deri në 1,500 euro për një apartament 2+1 në qendër të Tiranës, ndërsa mesatarja shkon në qindra euro në muaj. Kjo nuk është thjesht një krizë e tregut të...
Burimi:
sot.com.al