Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Dy operacione të ndryshme policore janë zhvilluar në Korçë për goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Në pranga kanë rënë dy 21-vjeçarë, të cilët akuzohen se transportonin emigrantë kundrejt pagesës dhe i strehonin deri në mundësinë e kalimit të paligjshëm të kufirit. Pas një hetimi disa-javor, gjatë operacionit të koduar “Qatromi”, u arrestua S. D., 21 vjeç, banues në fshatin Libonik të Maliqit. Nga hetimet ka rezultuar se 21-vjeçari u siguronte strehim emigrantëve në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom të Korçës dhe më pas i transportonte me automjet drejt Tiranës, kundrejt pagesës. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, S. D. nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi të largohej nga vendi. Brenda...