“Krimi po lëviz lirshëm”/ Balliu kritika për ngjarjet ne Sarandë dhe Elbasan: Në Shqipërinë e Ramës pasiguria…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas ngjarjeve të fundit në Elbasan dhe Sarandë. Balliu akuzon qeverinë e Edi Ramës se ka dështuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke deklaruar se krimi po fiton terren dhe po sfidon autoritetin e shtetit. Sipas tij, largimi i Ramës është i domosdoshëm për rikthimin e rendit, ligjit dhe autoritetit të shtetit. “Siguria jashtë kontrollit, krimi mbi shtetin. Shqipëria po përballet me një degradim të rëndë të sigurisë publike. Pushteti i Edi Ramës ka dobësuar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa ka krijuar terrenin për fuqizimin e krimit të organizuar. Dje, atentat në mes të Elbasanit, në mes të ditës. Sot, dhunohet shefi...
Burimi:
sot.com.al