“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

I gjithë kati i parë i hotel Brooklyn në Vlorë ishte i përfshirë nga flakët kur mbërriti zjarrfikësja, tregon Luan Kapaj. Zjarrfikësi thotë se ka qenë një telefonatë nga një banor ajo që ka mundësuar njoftimin në kohë të tyre dhe ndërhyrjen e shpejtë. Shefi i shërbimit zjarrfikës thotë se zjarri kishte ardhur nga dy krahët dhe ekipet ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre. “Mbrëmë kemi pasur një situatë disi të veçantë sepse ka qenë një zjarr në përmasa të mëdha në katin e parë të bar-restorantit dhe desh u përhap në aktin e dytë ku ishte hoteli. Fillimisht në zyrën e informacionit ka ardhur një telefonatë, dikush ka kaluar, ka parë një si djegie “po digjet një kolltuk.” Ekipi zjarrfikës...