Më shumë avantazhe për studentët, karta studentore pritet të përfshihet në rrjetin europian

Më shumë avantazhe për studentët, karta studentore pritet të përfshihet në rrjetin europian

Karta studentore pritet të marrë një dimension të ri në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Rektorja Dragusha bën të ditur se së shpejti do të aplikohet për përfshirjen e saj në një rrjet më të zgjeruar. “Është një avantazh shumë i madh për studentët tonë. Shumë shpejt do të aplikojmë edhe për rrjetin europian të kartës studentore e cila gjithashtu do të jetë në favor dhe në mbështetje të studentëve tonë”, tha ajo. Një tjetër prioritet i universitetit mbetet kualifikimi i vazhdueshëm i stafit akademik. “Kam pasur rastin të firmosin tre pedagogë pwr kalimin nga doktor në profesor të asociuar të tre anëtarëve të stafit të universitetit dhe këto janë arritje të vazhdueshme të stafit tonë” tha rektorja. Krahas procesit mësimor, rëndësi i kushtohet edhe...