Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

Inspektorati Shtetëror i Punës njofton se ka vijuar kontrollet në subjektet pranë zonave turistike. Në periudhën qershor-korrik bëhet me dije se janë inspektuar mbi 880 subjekte, ku në 99% të rasteve janë marrë masa administrative. Sipas drejtorit të këtij inspektorati, Eljo Muçaj, informaliteti në turizëm mbetet në nivele të njëjta krahasuar me një vit më parë. “Gjatë muajit qershor edhe korrik, Inspektorati i Punës ka realizuar 891 inspektime në subjektet që operojnë në këtë sektor. Në këto inspektime janë evidentuar 9.000 punëmarrës dhe problematikat kryesore që janë shfaqur me informalitetin kanë qenë të lidhura kryesisht me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës, mungesa e kontratave të punës apo dhe punëtorë të paregjistruar”, tha Muçaj. Për 16 subjekte është marrë masë administrative me gjobë, vlera totale e...