Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira
Maturantët që synojnë të vijojnë studimet e larta për Mjekësi do t’i nënshtrohen të hënën konkursit të pranimit. Nga data 17 deri më 21 gusht, kandidatët që e kanë përzgjedhur Mjekësinë si një nga preferencat e tyre do të zhvillojnë provimin e informatizuar, i cili konsiderohet një nga etapat më të rëndësishme në garën për t’u bërë pjesë e Universitetit të Mjekësisë. Këtë vit do të garojnë 1,500 kandidatë për 500 kuota të lira në programin e Mjekësisë së Përgjithshme. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar kalendarin e zhvillimit të konkursit hyrës të Mjekësisë. Të gjithë kandidatët, nëpërmjet listës emërore të publikuar, do të mund të gjejnë ditën dhe orën që u është përcaktuar për t’iu nënshtruar provimit. Provimi do të zgjasë 60 minuta dhe...
Burimi:
javanews.al