“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

Luan Salihu, 21 vjeç, ia doli t’u shpëtonte flakëve që përfshinë hotelin në Lungomaren e Vlorës duke u hedhur nga ballkoni. Është pikërisht ai që duket edhe në videon e siguruar nga Report Tv, ku kërcen nga ballkoni i dhomës së tij në katin e dytë. I riu nga Lipjani thotë se ndodhej në gjumë bashkë me bashkëshorten, e cila e zgjoi e shqetësuar. Pamja para syve të tyre ishte po ajo që kanë treguar edhe pushues të tjerë, tym në korridor, ndërsa në ballkon flakët. 21-vjeçari nuk ka marrë lëndime nga djegiet, por vetëm nga një incident i vogël në momentin që është hedhur. Në gjendje të mirë është edhe bashkëshortja. “Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara...