Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

Një zjarr ka përfshirë restorantin e një agroturizmi në fshatin Mesopot, në bashkinë Finiq. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ambientet e restorantit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta. Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të zjarrit, ndërsa pritet edhe vlerësimi i plotë i dëmeve materiale.