Flakët shkrumbojnë restorantin e resortit “Mesopotam” në aksin Sarandë–Syri i Kaltër
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele restorantin që është pjesë e resortit “Mesopotam Agroturizëm”, i cili ndodhet në rrugën nacionale Sarandë–Syri i Kaltër, duke e djegur atë plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet e restorantit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke shkrumbuar tërësisht strukturën. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, të cilat ndërhynë me shpejtësi dhe bënë të mundur izolimin e flakëve, duke penguar përhapjen e zjarrit drejt kabinave prej druri që ndodheshin pranë dhe që janë pjesë e resortit. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë ose problem...
Burimi:
gijotina.com