VIDEO/ Asist i Shehut në Poloni, por bie Widzew Lodz

VIDEO/ Asist i Shehut në Poloni, por bie Widzew Lodz

Julian Shehu ka regjistruar sot asistin e parë për këtë sezon në kampionatin polak, ku prej vitesh vesh fanellën e ekipit të Vidzev Lodz. Në ndeshjen e javës së 4-t ndaj Korona Kielce, ishte pikërisht një devijim me kokë i mesfushorit të Kombëtares shqiptare ai që solli edhe golin e avantazhit të shënuar nga Kapuadi. Por më pas dy gola të shpejtë të realizuar nga miqtë që në pjesën e parë, bënë që ndeshja të mbyllej me fitoren e Korona Kielce, duke shënuar humbjen e parë për Vidzev Lodz në këtë kampionat. Në minutat e fundit të sfidës, në radhët e Vidzev Lodz u aktivizua edhe mesfushori Lindon Selahi.