“Na quajtën iranianë, serbë e rusë” – Aktivistja ironizon Ramën: Flamingot janë mes nesh, do të qëndrojnë derisa të shpëtojmë Shqipërinë!
Aktivistja dhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj ironizoi kryeministrin Edi Rama për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj protestuesve, duke thënë se në fillim të revoltës së tyre i etiketuan si “iranianë, serbë dhe rusë”. Ajo theksoi se qytetarët, duke qëndruar për 79 ditë në shesh, treguan se janë shqiptarët e vërtetë. Ajo përmendi edhe deklaratën e Ramës se tashmë në bulevard kanë ngelur vetëm “sorra”, duke iu përgjigjur se flamengot do të vazhdojnë të jenë derisa të bëjnë të mundur largimin e tij nga qeveria. “Kur filluam këtë protestë, na quajtën iranianë, serbë e rusë. Por në 79 ditë keni treguar se jeni shqiptarët e vërtetë dhe që nuk e lëshojmë këtë shesh pa shpëtuar Shqipërinë. Thanë që erdhën sorrat, me vjen shumë keq...
Burimi:
gijotina.com