Pamjet nga “Orange Club”/ Akuza për dhunë nga policia, pikëpyetje për masat ndaj shefit të krimeve

Pamjet nga “Orange Club”/ Akuza për dhunë nga policia, pikëpyetje për masat ndaj shefit të krimeve

Ngjarja e ndodhur pranë “Orange Club” në Sarandë ka marrë një tjetër kthesë pas publikimit të pamjeve ku shfaqet përplasja mes efektivëve të policisë dhe punonjësve të sigurisë së lokalit. Emisioni investigativ “STOP” pretendon se në pamje shihen efektivë që godasin persona gjatë shoqërimit, ndërsa një prej policëve shfaqet duke nxjerrë armën e shërbimit. Në qendër të debatit është edhe shefi i Hetimit të Krimit në Sarandë, Mateo Bakalli, i cili kishte mbërritur në vendngjarje i veshur civil. Sipas versionit zyrtar të Policisë, Bakalli ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të lokalit dhe disa personave të tjerë, por u godit dhe kërkoi përforcime. Për ngjarjen u arrestuan 6 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Ndërkohë, dy punonjës policie janë...