Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive, mbi 400 forca në terren dhe 3 helikopterë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend deri në orën 20:00. Në territor janë regjistruar 13 vatra zjarri, prej të cilave 7 vijojnë të jenë aktive. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi: * Mali i Dajtit, Tiranë – vijon operacioni me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumone zjarri është izoluar dhe situata paraqitet nën kontroll. * Gurë-Lurë, Dibër – vijon...
Burimi:
vizionplus.tv