Himarë/ Zjarri në Porto Palermo, 4 të dëmtuar nga flakët e benzinës në skaf

Himarë/ Zjarri në Porto Palermo, 4 të dëmtuar nga flakët e benzinës në skaf

Katër persona kanë mbetur të dëmtuar pas një zjarri të shkaktuar nga benzina në një skaf në Porto Palermo të Himarës. Ngjarja ka ndodhur gjatë riparimit të motorit të skafit, teksa të katër personat kanë rënë në kontakt me lëndën djegëse dhe kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre dyshohet se po konsumonte cigare në momentin kur benzina pranë motorit dhe në serbator mori flakë. Të dëmtuarit janë XH.I., 40 vjeç, A.O., 38 vjeç, M.M., 25 vjeç dhe A.D., 18 vjeç. Ata janë paraqitur fillimisht rreth orës 19:20 në Qendrën Shëndetësore të Himarës, ndërsa më pas janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Njëri prej tyre dyshohet se ka marrë...