“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo
Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës. Një prej të plagosurve, tha se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. Ai u shpreh se po bënin riparime në motor. “Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai. Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës.
Burimi:
javanews.al