EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku dyshohet se një rrjedhje benzine ka shkaktuar përfshirjen në flakë të motorit të një skafi. Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur personat po punonin për riparimin e motorit të skafit. Në rrethana ende të paqarta, motori është përfshirë nga flakët dhe më pas ka ndodhur shpërthimi, duke shkaktuar dëmtime te katër personat që ndodheshin pranë mjetit. Dy prej të dëmtuarve kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak të gjendjes së tyre, janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më...