“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit në Vlorë
Katër persona mbetën të dëmtuar si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga benzina në një skaf në Porto Palermo, Himarë. Një prej të plagosurve, Xhemal Ismaili, ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit dhe është transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar.Lexo edhe :Related Posts Teksa po futej në autoambulancë, Ismaili ka treguar momentet e para të ngjarjes. Sipas dëshmisë së tij, në momentin e shpërthimit ai ndodhej së bashku me persona të tjerë pranë skafit, ndërsa benzina e derdhur gjatë punimeve në motor është përfshirë papritur nga flakët. “Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri skonto dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha Xhemal Ismaili. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv