Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat
Zjarret në vend vijojnë ta zgjerojnë hartën e tyre të dëmeve, kurse lufta nga toka dhe ajri nuk është ndërprerë për asnjë moment, edhe pse në rrethana dhe terren të vështirë. Deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, (17 gusht), në territorin e vendit njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes se janë regjistruar 13 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Si paraqitet situata e vatrave të zjarrit? -Mali i Dajtit, Tiranë – vijon operacioni me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA...
Burimi:
javanews.al