Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë
Zjarri në zonën e Gojanit në Pukë po afrohet me shpejtësi drejt banesave, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët. Flakët janë aktive mbi lagjen Meshurdh dhe, sipas burimeve nga banorët, zjarri ka kapërcyer rrugën dhe po avancon në drejtim të fshatit dhe banesave. Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve. Mësohet se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të afrohen nga fshati Gojan i Madh për shkak të terrenit, ndërsa aksesi mund të realizohet vetëm përmes rrugës së vjetër të ndërtuar gjatë periudhës së pushtimit italian. Ndërkohë, vijon zjarri në pyjet e Tërbunit dhe në zonën e livadheve të Hamzit, ku situata mbetet e vështirë. Flakët, të shtyra nga era, po përparojnë drejt pyjeve të...
Burimi:
javanews.al