Zjarri në Porto Palermo, 4 të dëmtuar nga flakët e benzinës në skaf

Zjarri në Porto Palermo, 4 të dëmtuar nga flakët e benzinës në skaf

Katër persona kanë mbetur të dëmtuar pas një zjarri të shkaktuar nga benzina në një skaf në Porto Palermo të Himarës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa katër personat po punonin për riparimin e motorit të mjetit lundrues. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre dyshohet se po konsumonte cigare në momentin kur benzina e pranishme pranë motorit dhe në serbator mori flakë. Të katër personat kanë pësuar djegie dhe, për t’i shpëtuar flakëve, janë hedhur në det. Njëri prej tyre dyshohet se ka marrë djegie të shumta. Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës, ndërsa ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmtimeve. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe...