‘O kryeministër, ik dhe na lër të qetë’, qytetari: Po na largohen shqiptarët

‘O kryeministër, ik dhe na lër të qetë’, qytetari: Po na largohen shqiptarët

Në protestën e 79-të, një qytetar e drejtoi fjalën e tij drejtpërdrejt kundër Edi Ramës, duke akuzuar qeverinë për barrën e rënduar mbi biznesin e vogël, taksat dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen qytetarët, ndërsa paralajmëroi se shqiptarët po largohen nga vendi. Ai u bëri thirrje protestuesve të vijojnë qëndresën dhe organizatorëve të mos tërhiqen përballë sulmeve dhe përçarjeve politike. “Mos u merrni me mizat, po shikoni përpara”, tha ai, ndërsa e mbylli fjalën me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit: “Ik o burrë, na lër të lirë, na lër të qetë.” Fjala e tij: Vëllezër shqiptarë! Qëndroni me njëri-tjetrin! Qytetarë! Lushnjës, Divjakës, Kavajës, dhe Durrësit, biznese të vogla në këto vende, kërkohet një mesazh për qytetarët këtu, qëndrestarët këtu në protestë, që mos...