Mbi 250 fëmijë në urgjencë çdo ditë! Temperaturat e larta shtojnë infeksionet
Temperaturat ekstremisht të larta gjatë gushtit kanë bërë që shumë të vegjël të mos i përjetojnë mirë. Çdo ditë, në urgjencën e pediatrisë së QSUT-së, paraqiten mbi 250 fëmijë të prekur, kryesisht nga infeksionet gastro-enterite, që kanë pasur nevojë për t’u menaxhuar në klinikë. “Në këtë periudhë, rastet që predominojnë janë rastet me infeksione gastrointestinale, kryesisht virale, por edhe bakteriale, që shoqërohen me shenja të dehidrimit, me të vjella, me diarre, me temperaturë të lartë, me dhimbje barku, shpeshherë me dhimbje koke, por edhe me përgjumje”, tha pediatrja. Mjekja e urgjencës, Anisa Potka, thotë se një pjesë e fëmijëve janë ndikuar shumë nga uji i plazheve dhe pishinave, ndërsa një pjesë edhe nga ushqimi i ruajtur jo mirë. “Duke qenë se është një periudhë që...
Burimi:
ntv.al