Aksident pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, automjeti përmbyset mbi asfalt
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, një automjet shihet i përmbysur në rrugë, ndërsa ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
sot.com.al