“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!
“Faleminderit nga zemra Djimmi”. Kështu, me shkurtimin e mbiemrit të tij, Atalanta ka zyrtarizuar në faqen e vet shitjen e Berat Gjimshitit tek arabët e Al-Diriyah Football Club. Gjashtë ditë më parë, me një postim në Instagram, kapiteni i Shqipërisë përshëndeste klubin, tifozët dhe qytetin. “Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar mbyll një cikël emocionues në Bergamo, pasi ka veshur 334 fanellën zikaltër dhe ka shënuar 10 gola. Numra që kanë kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në historinë e klubit, që arriti kulmin me fitimin e trofeut të parë historik ndërkombëtar, UEFA Europa League më 22 maj, ku Gjjmshiti mbante shiritin e kapitenit. Familja Percassi, ajo Pagliuca dhe i gjithë klubi zikaltër e falënderojnë Beratin, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për impnjimin, dedikimin...
Burimi:
javanews.al