Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima
Një helikopter privat u rrëzua pak pas orës 17:00 në zonën Tholos të Sifnos në Greqi. Menjëherë pas rrëzimit, shpërtheu një zjarr. Fati i pasagjerëve dhe stafit nuk dihet në këtë kohë, ndërsa ekipet e shpëtimit po nxitojnë në vendin e rrëzimit. Qendra Operacionale e Departamentit të Zjarrfikësve u informua për incidentin sot, më 17 gusht 2026, rreth orës 17:17, informon media greke. 2 zjarrfikës me 1 automjet po operojnë, ndërsa një ekip shpëtimi po udhëton nga Syros me motoskafin RAFNAR të Departamentit të Zjarrfikësve.
Burimi:
javanews.al