Rrëzimi i helikopterit në ishullin grek, vdesin çifti britanik dhe piloti! Po bënin muajin e mjaltit, momenti kur shpërthen në flakë (VIDEO)
Tre persona u nxorën të vdekur pasi një helikopter privat u rrëzua sot (17 gusht) pranë heliportit të Sifnos, në zonën e Tholos në Greqi (fillimisht mediat greke raportuan për 6 viktima). Ata janë piloti i helikopterit dhe dy pasagjerët e mjetit privat ‘Belavia’. Sipas informacioneve, pasagjerët ishin një çift turistësh britanikë, ndërsa piloti ishte një grek, një anëtar në pension i Forcave Ajrore të Ushtrisë. Çifti britanik ishin të sapomartuar dhe po udhëtonin për në Sifnos për muajin e mjaltit. Shkaqet e aksidentit ajror mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas rrëzimit, shpërtheu një zjarr. Ekipet e shpëtimit dhe forcat e zjarrfikësve nxituan në vendin e tragjedisë, të cilët menjëherë u përballën me zjarrin. Helikopteri u rrëzua pranë shtëpive. Ai ishte ngritur nga Markopoulo dhe...
Burimi:
javanews.al