“Ndryshimet në qeveri përralla mediatike”!/ Spahiu: Deri në zgjedhjet lokale të 2027-ës nuk mendoj se ka lëvizje…
Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur poshtë pretendimet që kanë qarkulluar në disa media, për ndryshime të mundshme në qeverinë e kryeministrit Edi Rama në muajin shtator. “Unë i kam lidhur të gjitha mediat, qoftë televizionet, portalet, gazetat, që janë mbushur në faqet e para për ndryshime të pritshme në shtator, unë jam këtu për t’i thënë publikut që në mendimin tim personal që nuk është absolut, por është thjeshtë opinion relativ, që të gjitha mediat ja fusin kotë”, tha mes të tjerash Spahiu. Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë Spahiu ka deklaruar se nëse nuk do të ketë rritje të numrit të protestuesve në shesh, nuk ka asnjë arsye që kryeministri Edi Rama të bëjë ndryshime në Qeveri. Më tej Spahiu theksoi se askush nga partnerët...
Burimi:
sot.com.al