Dinamo kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Vorën, FSHF ia hedh poshtë! Me Vorën do luhet të dielën
Dinamo do të duhet të zbresë në fushë të dielën ndaj Vorës, pavarësisht kërkesës së klubit për shtyrjen e ndeshjes. Blutë iu drejtuan zyrtarisht FSHF-së me kërkesën që sfida e javës së parë të kampionatit të zhvillohej në një tjetër datë, për shkak të impenjimit të skuadrës në Ligën e Konferencës. Megjithatë, kërkesa nuk është pranuar dhe takimi do të luhet sipas programit të përcaktuar. Dinamo vjen pas një tjetër kualifikimi në Europë, pasi mposhti Audën në “Elbasan Arena” dhe siguroi një vend në fazën “play-off ” të Ligës së Konferencës. Blutë do të përballen me Pafosin në këtë fazë, me ndeshjen e parë që është planifikuar të zhvillohet të enjten në “Elbasan Arena”, në orën 21:00. Në këto kushte, klubi kryeqytetas kërkoi më shumë...
Burimi:
javanews.al